Futboll

Klevis Dalipi i gëzohet 3 pikëve dhe shikon nga sfida e radhës

Klevis Dalipi komentoi fitoren e rëndësishme që Partizani mori në fushën e Laçit me rezultatin 3-0. Trajneri i të kuqve u shpreh në këtë mënyrë në intervistën e dhënë për “Supersport”

Fitorja – “E pata thënë se kjo është fusha më e vështirë. E dinim se do të hasnim vështirësi, e pamë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë dolëm te loja jonë, me ata që kemi punuar. Shënuam me Lucasin, Laçi na vuri në vështirësi. Shënuam me Abdurahimin dhe gjetëm qetësinë”.

Sulmi – “Shumë e vështirë për të zgjedhur titullarët. Konkurrenca është gjë e mirë. Sulmuesit më kanë ndjekur. Suksesi i takon lojtarëve, pasi më ndoqën me detyrat e mia”.

Vendi i dytë – “Na pret një transfertë shumë e vështirë në Kukës. ‘Zeqir Ymeri’ ka një dimension tjetër dhe duhet ta përgatisim këtë ndeshje të vështirë dhe delikate dhe duhet të shkojmë dhe në Kukës për të marrë rezultat pozitiv. Duhet të ruajmë euforinë e tepërt. Kemi lojtarë të pjekur dhe nuk do të bëjmë hap fals. Shkojmë për të marrë maksimumin”.

Trajneri i ri –“E rëndësishme është që të bëj punë të mirë dhe të kem mbështetjen e drejtuesve. E di se çfarë ndodh kur fiton dhe kur humbet. Po shijoj këtë moment të mirë. Futbolli është ‘i poshtër’. Kam besimin e drejtuesve deri në fund të sezonit, pastaj nuk e di. Zërat për trajnerin e ri i ka mohuar klubi”.

Related posts

Kristal Abazaj nën “lupën” e belgëve, ja çfarë ndodhi sot?

Sadik.Autor

“VANDA NARA BËN SE*S ME JU 12 HERË NË DITË ME…”/ Ish-mbrojtësi i Interit zbulon gjithçka

Delo.autor

PRESTIGJOZJA “TIMES”/ Champions League ndryshon format, do luhen më shumë ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment