Futboll

Spanja kundër Dybala: I mbivlerësuar, është si Nolito

Juventus ka pësuar dy gola në ndeshjen kundër Benevento-s )aq sa në 17 ndeshjet e mëparshme të Serisë A). duket se mbrojtja po thyhet në momentin më të papërshtatshëm të sezonit.

Gjithsesi, me fitoren e arritur në kampionat, bardhezinjtë kanë ruajtur diferencat me Napoli-n në renditje dhe po përgatiten për aktin dy të të Champions League kundër Real Madrid. I pari është mbyllur 3-0 për madrilenët, të cilët e kanë pothuajse të sigurt kualifikimin.

Në “Bernabeu” nuk do të jetë Sergio Ramos (i skualifkuar) dhe as Paulo Dybala (pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë). Argjentinasi ka qenë protagonist në ndeshjen kundër Benevento-s me tre gola të shënuar.

Por spanjollët duket se nuk e vlerësojnë aq sa duhet numrin 10 të bardhezinjve. Numërimi mbrapsht për ndeshjen e Madridit ka filluar dhe shumë lexues të “Marca” e kanë përshkruar sulmuesin e Juventus si “një lojtar shumë i mbivlerësuar. Është si Nolito kur luante me Celta-n”. As më shumë e as më pak”.

Related posts

VAZHDON SHKËLQEJË NË ANGLI/ Rekord i ri për Brojën, askush si sulmuesi shqiptar që nga viti 1996

Delo.autor

NIS 2021-IN ME FITORE SPEKTAKOLARE/ Inter mposht me GOLEADË Crotone-n, Lautaro “HERO” me tripletë

Delo.autor

Dinamo Zagreb fiton kupën e Kroacisë

Sadik.Autor

Leave a Comment