Futboll La Liga

Villarreal-Bilbao, 4 humbje radhazi në transfertë për miqtë

Asnjë nga këto dy skuadra nuk ka shkëlqyer në këtë sezon. Si Villarreal, ashtue dhe Atheltic Bilbao nuk kanë bindur në Europë dhe kanë qenë shumë larg nivelit të kipeve që kryesojnë në La Liga. “Nëndetësja e Verdhë” është në vendin e gjashtë të renditjes, por ka humbur dy ndeshje më shumë që tani në krahasim me gjithë sezonin e kaluat.

Ndërkohë, 6 takimet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë 3 fitore për Athletic dhe vetëm një për Villarreal. Megjithatë, vendasit kanë fituar të tri ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi kundër Bilbao-s. Në fakt, “Nëndetësja e Verdhë” ka fituar më shumë ndeshje të kampionatit në shtëpi kundër Bilbao-s se sa kundër çdo ekipi tjetër (11).

Gjithashtu, Athletic ka humbur katër ndeshjet e fundit të La Liga-s që ka luajtur në transfertë, duke mos shënuar asnjë gol në secilën prej tyre. Hera e fundit që ata kanë humbur pesë ndeshje radhazi të kampionatit pa shënuar gol ka qenë në marsin e 1974-ës. Ndërkohë, Jose Angle Ziganda ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e luajtura si trajner kundër Villarreal në La Liga (3 fitore, 3 barazime).

Related posts

SKANDAL PAS SKANDALI/ Lojtari që dhunoi gjyqtarin luajti me emër tjetër

Delo.autor

Yonghong Li ndodhet në Londër, Milan kërkon të tjerë aksionerë

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Samsunspor i kërkon largimin Çinarit, Partizani shpreson për kthimin

Delo.autor

Leave a Comment