Futboll Seria A

PSG shfaq interes për portierin e Romës

Ka dhe shumë kohë deri në hapjen e merkatos së verës, por kjo nuk i ka ndalur drejtuesit e skuadrës së Paris Saint Germain të nisur nga puna dhe për të ofruar në ekip elementë cilësorë për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave franceze, klubi nga “Parc des Princes” dërgoi Maxëell në kryeqytetin italian për të parë portierin e Romës, Alisson në takimin Roma-Milan, e luajtur më 25 shkurt.

Portieri brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje larg verdhekuqve këtë verë, me Realin e Madridit dhe Liverpulin  që kanë shfaqur interes për sigurimin e shërbimeve të tij.

Related posts

ZYRTARE/ Goditje e dyfishtë për mbrojtjen, Flamurtari blindon repartin defensiv

Delo.autor

Gattuso: Rinovimi? Mendoj vetëm si të fitojmë ndaj Chievo…

Q.Autor

PASI ZBARKUAN NË AMSTERDAM PËR SFIDËN CHAMPIONS/ Allegri: Gati të rikthehet…

Delo.autor

Leave a Comment