Futboll Seria A

Lazio mposht Crotonen, Ajeti humb derbin me Strakoshën

Lazio ka filluar që sot festën e Krishtlindjeve, teksa ka mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 Crotonen. Skuadra e Zengës rezistoi vetëm 45 minutat e para, sepse në pjesën e dytë e nxori plot 4 herë topin nga rrjeta.

Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën 53-të, ndërsa Immobile, Luliç dhe Anderson vulosën rezultatin. Titullarë në këtë takim ishin edhe 2 futbollistët e kombëtares shqiptare, Strakosha për Lazion dhe Ajeti për Crotonen, me qendërmbrojtësin që zhvilloi një ndeshje të mirë, pavarësisht 3 golave të pësuar.

Me këtë 3-pikësh, Lazio blindon vendin e 5-të me 36 pikë, 2 më pak se Roma e vendit të 4-t.

Related posts

“VAR-I DUHET PËRMIRËSUAR”/ Presidenti Ceferin: Nuk është mirë për futbollin, të përdoret vetëm kur…

Delo.autor

ZBULON NEYMARIN E RI/ Pep Guardiola i mahnitur nga adoleshenti brazilian. Gati oferta (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Bartomeu befason Juventus, përgatit shkëmbimin e bujshëm me rivalët

Delo.autor

Leave a Comment