Futboll La Liga

(FOTO) Real Madrid – Barcelona, Messi shpallet lojtari i ndeshjes

Leo Messi është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën që u zhvillua në Bernabeu, ku Barcelona fitoi 3:0 ndaj Realit.

El Clasico e parë për këtë sezon në La Liga i ka takuar Barcelonës që e ka mposhtur 3:0 Real Madridin midis “Santiago Bernabeut”, shkruan Gazeta Express.

Gjithçka ishte në favor të Realit në pjesën e parë, por në atë të dytë, Barcelona u ngjallë dhe arriti të shënojë golin e epërsisë përmes një kundërsulmi vrastar në minutën e 54. Realizoi Luis Suarez.

Kur Reali po kërkonte golin e barazimit, nga një tjetër kundërsulm dhe një tollovie të krijuar në zonë, Dani Carvajal preku topin me dorë në zonë për ta larguar nga porta, duke u ndëshkuar direkt me të kuq.

Nga pika e bardhë nuk dështoi Lionel Messi, që shënoi për 2:0 në minutën e 64’, goli i 54 në vitin 2017, më shumë se Cristiano Ronlado (53).

Krejt në fund, me një lojtar më pak, Reali pësoi edhe një gol. Aleix Vidal shënoi për 3:0 në fund të ndeshjes.

Messi në fund u zgjodh lojtari i ndeshjes, me notën 10, kurse Ronaldo mori vetëm 7.2.

Barcelona kështu e mbyll me fitore vitin 2017 dhe shkon në kuotën e 45 pikëve, 14 më shumë se Real Madridi, këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

“ISHTE E VËSHTIRË TË DILJA JASHTË LISTËS”/ Maran: Jam takuar me Muçin, fola dhe me Balliun, më befasoi. Ja plani im për Shqipërinë

F.autor

PLAS TEK KAMPIONËT E SUEDISË/ Trajneri përjashton nga stërvitja futbollistin shqipar…

Delo.autor

Mega ofertë nga Franca për mbrojtësin Kostas Manolas/ Por nuk është PSG-ja

Sadik.Autor

Leave a Comment