Futboll Seria A

Inter, 20 milionë euro për lojtarin e gabuar

Inter-i do të presë Roma-n mbrëmjen e sotme në “San Siro”. Një nga lojtarët më të mirë të verdhekuqve në fazën e parë të sezonit ka qenë Alexander Kolarov. Sot ai do të ketë detyrën të mbulojë Antonio Candreva-n, i cili mund të kishte qenë një shok skuadre dhe jo kundërshtar.

Mbrojtësi serb, në fakt, ka qenë një nga kërkesat që Luciano Spalletti i ka bërë klubit në merkaton. Siç ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”, 32-vjeçari ishte një nga lojtarët me eksperiencë dhe personalitet që trajneri i Inter e ka kërkuar me ngulm. Por dyshja Piero Ausilio dhe Walter Sabatini kishin kohë që interesoheshin për Dalbert, i marrë nga Nice për 20 milionë euro plus bonuse.

“Më vjen keq që nuk e kam aktivizuar sepse ka shumë cilësi”, ka thënë dje Luciano Spalletti për brazilianin. Sigurisht, bëhet fjalë për një investim për të ardhmen (Dalbert është 24 vjeç), por, të paktën për momentin, nuk mund të krahasohet me Kolarov.

Pavarësisht 32 viteve të tij, serbi është sigurisht mbrojtësi i majtë më i mirë i kampionatit italian.

Related posts

PSG E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Sheiku gati 100 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana: Zhbllokohet sfida, Shtubina kalon në avantazh vendasit (VIDEO)

Isa.Autor

KOMPLIMENTON PSG-NË PËR GODITJEN NË MERKATO/ Benatia: Kanë marrë më të mirin e 10 viteve të ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment