Futboll La Liga

Humbja ndaj Barçës, reagon Zidane: Reali mundet dhe do të përmbysim gjithçka

Zidane thotë se Real Madridi do ta përmbysë diferencën e Barcelonës prej 14 pikëve.

Pas humbjes 3:0 në Bernabeu, Reali ka mbetur 14 pikë prapa Barcelonës në renditje. Sido që të jetë, për Zinedine Zdane nuk do të thotë asgjë, pasi francezi insiston se do ta përmbysin këtë.

“E nisëm mirë pjesën e parë, patëm edhe rast, por nuk shënuam. E nisëm mirë edhe pjesën e dytë, por bëmë një gabim në pjesën e dytë dhe më pas ndryshoi gjithçka”, tha Zizu.

“Jemi keq, sepse kjo humbje dhemb. Por, ne nuk do të ndalemi, të jeni të sigurt që do të bëjmë diçka, do të përmbysim gjithçka. Tani duhet të pushojmë, por të jeni të sigurt po e përsëris se ne do të kthehemi më të fort se kurrë. Reali nuk dorëzohet dhe duhet të luftojmë”, shtoi ai.

“Është humbje e dhimbshme, pësuam tre gola. Mendoj se nuk është rezultati i drejtë me ndeshjen, por ky është futbolli”, theksoi mes tjerash Zidane.

Related posts

Nga De Gea te Courtois, Reali i Madridit ka gati 110 milionë euro për belgun

Q.Autor

Juventus nuk “ndahet” nga Madridi, bardhezinjtë rrisin “dozën” për kampionin e Europës

Isa.Autor

SHPËRBLIMET E UEF-AS/ Ja sa përfiton Teuta me kalimin e tureve në Champions

Delo.autor

Leave a Comment