Futboll

Barcelona i shkon Romës, formacionet e mundshme

Barcelona do t’i shkojë Romës sonte në “Olimpico” në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Ernesto Valverdes do t’i futet këtij takimi me shumë komoditet pasi e ka fituar ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultat të thellë 4-1, por do të kërkojë të mos lejojë asnjë befasi të papritur, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Roma me pak gjasa për të kaluar në gjysmëfinale, do të kërkojë ta bëjë të pamundurën.

Te Roma janë rikthyer dy lojtarë të rëndësishëm, Radja Nainggolan dhe Cengiz Under, por do të mungojë Diego Perotti.

Barça do të jetë e kompletuar, megjithëse Sergio Busquets është në dyshim.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Roma: Alisson; Kolarov, Federico Fazio, Manolas, Florenzi; Strootman, Rossi, Pellegrini, Nainggolan, Under; Dzeko

Barcelona: Ter Stegen; Alba, Umtiti, Pique, Semedo; Iniesta, Rakitic, Paulinho, Roberto; Messi, Suarez.

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi italian nis kontaktet me futbollistin e Kombëtares…

Delo.autor

INTERI NË ÇEREKFINALE/ Konte e Lukaku: Tani po që mbajmë “era” skuadër

Delo.autor

MALDINI “PESHKON” SËRISH NË FRANCË/ Milan pranë akordit me “klonin” e mesfushorit Pogba…

Delo.autor

Leave a Comment