Futboll Seria A Sport

SHTETET ME MË SHUMË GOLA NË SERIE A/ Ylli Muriqi nderon Kosovën. Ja sa shqiptarë kanë gjetur rrugën e rrjetës…

Nga Argjentina e Gabriel Batistutës te Kosova e Vedat Muriqit. Historia dhe lista e golashënuesve të huaj në Serinë A po bëhet akoma më e gjatë, edhe falë sulmuesit të Lacios i cili shënoi në shtëpinë e Atalantës duke shtuar një tjetër vend në klasifikim. Tani janë 93 shtete të ndryshme që e kanë gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin e Serisë A.

Në krye qëndrojnë Argjentina dhe Brazili me 3981 gola dhe 2773 gola. Në vendin e tretë është Suedia me 1406 gola. Në vendin e fundit është Kosova, e cila sapo u përfshi në këtë listë. Është vend i pavarur prej shumë vitesh dhe që nga 2016-ta ka një kombëtare. Ka edhe “hirushe” të tjera në këtë renditje si Kazakistani, Kenia, Iraku apo Koreja e Veriut. Të gjitha përfaqësohen me nga një gol në kampionatin italian.

SUEDIA NË PODIUM – Që Suedia është në vendin e tretë në këtë renditje nuk është surprizë. Sepse, në Serinë A kanë ardhur shumë pak futbollistë në krahasim nga Argjentina dhe Brazili, por mjaftojnë tre emra për të shënuar kaq shumë. Nordahl, Hamrin dhe Ibrahimoviç.

Të gjithë bashkë kanë shënuar 559 gola. Gunar Nordahl është i huaji me më shumë gola në kampionatin italian, i cili ka arritur që të festojë 225 herë me fanellën e Milanit dhe Romës në vitet 1949 dhe 1958. Ai gjithashtu është golashënuesi i tretë i historisë pas Piolës dhe Totit.

Pastaj është edhe Kurt Hamrin, nga Stokholmi që ka shënuar 190 gola në total me Juventusin, Padovën, Fiorentinën, Milanin dhe Napolin. “Tripleta” suedeze plotësohet nga Zlatan Ibrahimoviç nga Malmoe, i cili nuk ka rekord të keq. Është i huaji me më shumë gola në kampionat (144) dhe i treti pas renditjes së përgjithshme për lojtarët që luajnë (Kualjarela 171) dhe Imobole (148).

SHQIPËRIA – Por, edhe Shqipëria ka një vend të veçantë nderi në renditjen e shteteve që kanë shënuar më shumë në Serinë A. Shteti ynë përfaqësohet me 192 gola dhe sigurisht që vijnë prej së kaluarës me Riza Lushtën e Naim Kryeziun, por edhe me brezin e artë të sulmuesve si Erjon Bogdani apo Igli Tare.

Related posts

Juventus-Milan/ Superkupa e Italisë luhet në janar 2019, larg kontinetit Europian

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-presidenti i Bayern: Ishim pranë akordit me sulmuesin Ibra, por ja pse dështoi transferimi

Delo.autor

Samuel Umtiti i premton besnikëri Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment