Futboll Seria A

Milani në krizë golash, Cutrone më i miri me 7 finalizime

Pas përfundimit të ndeshjes me Sassuolon, që u mbyll në barazimin 1-1, vetë Gattuso e theksoi se ajo ishte një sfidë që mund t’i kishte afruar më shumë kuqezinjtë drejt objektivit Champions. Të përditshmet italiane, në fakt, flasin për një krizë mes sulmuesve të Gattusos.

Edhe pse i 6-ti në tabelën e klasifikimit, Milani qëndron vetëm në vendin e dhjetë për numrin e golave të shënuar, duke mbetur edhe pas skuadrave që numërojnë më pak pikë të grumbulluara, si Fiorentina, Sampdoria, Atalanta dhe Torino.

E njëjta gjë edhe në garën për Europa League. Ajo e kryegolashënuesve më pas sheh një situatë edhe më kritike, ku në vendet e larta të klasifikimit nuk figuron asnjë prej sulmuesve kuqezinj.

 

Related posts

MILITO I RI/ Lautaro Martinez bën diferencën mes Inter dhe Lyon (VIDEO)

Isa.Autor

“ËSHTË ZGJEDHJA IME E PARË”/ Ylli anglez thërret Premier League: Nuk e kam mbaruar akoma punën time

Delo.autor

NUK KA QETËSI/ Solarin e bezdisin pyetjet për ISCON: Tek REALI janë të gjithë të…

Isa.Autor

Leave a Comment