Futboll Seria A

VIDEO/ Inter në krizë rezultatesh, Sassuolo merr 3 pikë të arta

Interi është mposhtur në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal dhe kështu ka regjistruar humbjen e dytë më radhë dhe të përgjithshme deri më tani në Serie A, pas asaj në shtëpi nga Udisene një javë më parë.

Interi i shkoi Sassuolos në shtëpi duke shpresuar se do ta harronte humbjen e parë në kampionat pas 16 javëve ndaj Udineses një javë më parë, por pësoi edhe më keq duke u mposhtur 1-0.

Facinelli e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për vendasit në minutën e 34-të.

Inter pati rastin ta barazojë rezultatin ne fillim të pjesës së dytë, por kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, si rrallë herë dështoi nga pika e bardhë.

Interi pati edhe disa mundësi deri në fund të ndeshjes, por nuk arriti asnjëherë ta gjejë rrjetën e portës së Consiglit.

Inter mbetet në vendin e tretë në tabelë me 40 pikë, dy më shumë se Roma që është e katërta me dy ndeshje më pak të luajtura.

Interi tani mbetet pesë pikë mbrapa Napolit që është i parë me  45 pikë, dhe një më pak se Juventus që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, Sassuolo shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 14-të.

Related posts

ZBULON PERIUDHËN E TIJ TË VËSHTIRË NË ANGLI/ Sulmuesi Morata rrëfen: Nuk doja as të dilja nga shtëpia…

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË ME NEYMAR/ Presidenti i PSG-së: Barcelona e provoi deri në momentet e fundit, por…

Delo.autor

PLAS TEK BARÇA/ Kundërsulmon Piqué: Ka njerëz, që mezi presin të gaboj unë…

Isa.Autor

Leave a Comment