Futboll

Fitore historike, femrat e Shqipërisë arrijnë triumfin e parë

Skuadra përfaqësuese e femrave të Shqipërisë ka festuar fitoren e parë të historisë së saj teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Bjellorusinë.

Ndeshja ka ardhur pas barazimit 1-1 ndaj Polonisë, aty ku u dhanë sinjalet e para se skuadra e femrave është në rrugën e duhur dhe është përmirësuar ndjeshëm. Vajzat e drejtuara nga Grima kanë bërë një lojë shumë të mirë edhe ditën e sotme dhe janë shpërblyer në fund.

Shqipëria e nisi ndeshjen shumë mirë në Elbasan Arena dhe me kalimin e minutave arriti të krijonte edhe disa mundësi të rrezikshme por mungonte pasimi i fundit në shumicën  rasteve.

Pas pushimit skuadra vendasi rriti intensitetin dhe vetëm traversa i mohoi golin Bajraktarit. Por në fund të takimit, pas një gabimi në zonë të një nga lojtareve kundërshtare, Gjini godet mirë topin nga brenda zonës duke i dhënë këtë fitore historike përfaqësueses sonë.

Related posts

“TIMONIERI” I RI I KUKËSIT/ Ja kontrata e Skënder Gegës

Delo.autor

Skriniar: Më ka kërkuar Manchester United

Sadik.Autor

Hazard: Nuk do ta prekja topin edhe nëse do të luaja tre orë kundër Cityt

Q.Autor

Leave a Comment