Futboll Sport

ZYRTARE/ “Udhëtim që përfundon”, kampioni i Europës i jep lamtumirën futbollit të luajtur

Bruno Alvesh i ka dhënë fund futbollit të luajtur.

BRUNO ALVESH

Mbrojtësi i njohur portugez, i cili është shpallur dhe kampion i Europës me Portugalinë në “EURO 2016”, e ka komunikuar këtë lajm me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke shkruar se ky rrugëtim përfundon këtu:

“Sot ju komunikoj fundin e karrierës sime futbollistike, duke falenderuar për gjithçka, të gjitha klubet, drejtuesit, trajnerët dhe njerëzit që janë përfshirë në jetën time sportive.

 

 

Faleminderit familjes dhe miqve të mi për të gjithë mbështetjen në çdo kohë. Udhëtim që përfundon, por do të shfaqen mundësi të tjera. Shihemi së shpejti. Faleminderit.”, ishte postimi i 40-vjeçarit.

Portugezi e mbylli karrierën në Superligën e Greqisë me fanellën e Apollon Smirnis ku u aktivizua gjithsej në kampionat në 19 ndeshje pa mundur dot të shënojë dhe të dhurojë asist.

Bruno Alvesh ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Portos, Vitoria Guimaraesh, AEK-ut të Athinës, Zenitit, Fenerbahçes, Kaljarit, Rejnxhërsit, Parmës dhe Famalikaos.

Gjithashtu 40-vjeçari ka fituar edhe 4 tituj kampion në Portugali, 2 tituj kampion në Rusi, 1 titull kampion në Turqi, 2 Kupa të Portugalisë, 1 Superkupë të Rusisë, 1 Superkupë të Turqisë, 2 Superkupa të Portugalisë dhe 1 Kampionat Europian me Portugalinë në vitin 2016.

Related posts

“LAÇI DHE TEUTA JANË FORCUAR SHUMË”/ Mesfushori Torasa: Bojkoti është sakrificë që të shpëtojë futbolli shqiptar

Delo.autor

Takaj nuk dorëzohet, ja plani për të mbajtur kapitenin Marco Radas

Isa.Autor

PSG RRIT OFERTËN/ 80 milionë euro për mesfushorin brazilian që luan në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment