Champions League Futboll

Mysafir special te Roma, verdhekuqtë ëndërrojnë përmbysjen

Roma do të përballet sot me Barcelonën, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, teksa do të synojë përmbysjen e rezultatit 4-1, të shënuar në takimin e parë.

Ndonëse duket e pamundur, trajneri Di Francesco duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet, pa zbritur më parë në fushë, teksa thekson se me besim dhe pak fat, verdhekuqtë mund t’ia dalin.

Për të motivuar akoma më shumë futbollistët e Romës, mbrëmjen e të hënës në qendrën e grumbullimit të skuadrës ka mbërritur edhe një ish futbollist i kryeqytetasve.

Bëhet fjalë për fantazistin italian Antonio Cassano, i cili shkëlqimin fillestar e njohu pikërisht me fanellën e Romës dhe të hënë në mbrëmje u pa nën shoqërinë e Tottit, Di Francescos, por edhe futbollistëve të tjerë të verdhekuqve.

Related posts

PËSOI SULM NË ZEMËR DY MUAJ MË PARË/ E pabesueshme çfarë vendimi merr tani Casillas (FOTO)

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Rafaela Fico tregon 11 muajt me RONALDON: Ishte i TËRBUAR PAS…

Isa.Autor

RUSI 2018/ Peru-Danimarkë, kur kualifikimi vendoset që në fillim!

Sadik.Autor

Leave a Comment