Futboll Seria A

Konfirmohet dëmtimi, Romagnoli 1 muaj jashtë fushave

Pas Leonardo Bonuccit, Milani humbet edhe Alesio Romagnolin për supersfidën e kësaj fundjave ndaj Napolit në Serinë A. Kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion dy qëndërmbrojtësit titullarë për takimin ndaj skuadrës së Sarrit me Genaro Gattuson që do duhet të improvizojë.

Me shumë gjasa në qëndër të prapavijës ndaj Napolit do të luajnë, Musacchio dhe Zapata. Por nëse Bonucci do të mungojë ndaj të kaltërve për arsye skualifikimi, Romagnoli nuk do të humbasë vetëm ndeshjen ndaj Napolit. Mbrojtësi i talentuar italian për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën e fundit ndaj Sassuolos do të mungojë rreth 1 muaj dhe do të humbasë kështu 4 takimet e ardhshme të kuqezinjëve në kampionat për tu rikthyer në datën 5 maj ndaj Veronës.

Related posts

2 GOLA NË 120 SEKONDA NDAJ VALENCIAS/ Ancelotti: Fat që kemi Vinicius dhe Benzema, janë sulmues…

Delo.autor

POGBA SËRISH NË SHINJESTRËN E TIFOZËVE TË “DJAJVE TË KUQ”/ Ja shënimi që i vendosin në qendrën stërvitore (FOTO)

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Zikaltërit” mposhtin Tottenham me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment