MMA

Lesnar lë me “gisht në gojë” UFC-në, rinovon me WWE-në

Ndryshe nga sa kishte deklaruar një javë më parë presidenti i UFC-së, Dana White, ikona e arteve marciale mikse Brock Lesnar ka vendosur të nënshkruajë të rinovojë kontratën me “World Wrestling Entertainment” (WWE), çka do të thotë se ai nuk do të zhvillojë asnjë duel në kafaz gjatë 2018-ës.

Lesanr është një nga sportistët që ka arritur të shesë më shumë PPV (pay per view-paguaj për të parë) në historinë e UFC-së dhe padyshim që një yll i tillë është edhe në WWE. Në vitin 2015, ai zhvilloi vetëm një duel në UFC, por doli pozitiv dhe iu rikthye WWE-së.

Ditën e diel, Lesnar dueloi në eventin e “Wrestlemania 34”, që duhej të isha sfida e fundit në këtë sport dhe do t’i rikthehej UFC-së, por nuk ndodhi kështu. Marrëveshja e re mes Lesnar dhe WWE-së nuk është publikuar ende, por gjasat janë që ai të zhvillojë edhe një duel të fundit në artet marciale mikse.

Por problem për legjendën Lesnar tani do të jetë mosha e tij, pasi është 41 vjeç dhe me shumë pak shanse për të qenë sërish protagonist në kafaz, si dikur. Gjithsesi, Dana White duket se është ende në pritje që Lesnar të rikthehet në kafaz dhe t’i dhurojë të tjera emocione.

Related posts

KËRCËNON RIVALIN JON JONES/ Kampioni i botës: Pesha e rëndë do të jetë makth për të

Delo.autor

YLLI I “UFC” I BASHKOHET “LUFTËS”/ Diaz i del në krah McGregor-it duke “thumbuar” Khabib me një prapaskenë interesante

Delo.autor

“E MPOSHTA BRENDA 3 RAUNDESH”/ Khabib bën premtimin para duelit me Gaethje

Delo.autor

Leave a Comment