Futboll La Liga

E PABESUESHME/ Messi asistoi te goli i tretë i Barçës me njërën këpucë zbathur (FOTO)

Se Lionel Messi di të jetë i pandalshëm në formën e tij më të mirë tregon edhe ajo çka bëri te goli i fitores së Barcelonës 0-3 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Messi që tashmë kishte shënuar golin e dytë të Barcelonës nga penalltia në minutën e 64-të, u përkujdes t’ia presë këmbët madrilenëve duke krijuar dhe asistuar në golin e tretë në fund të ndeshjes.

Messi e humbi këpucën e këmbës së djathtë si pasojë e ndërhyrjes së Marcelos ndaj tij, por s’u ndalë dhe vazhdoi vrapin me top, për të asistuar te Alex Vidal, i cili shënoi në minutën e 93-të të kohës shtesë.

Barcelona me këtë fitore e ka rritur edhe më shumë epërsinë në renditjen tabelore ndaj Real Madridit.

Barça prin në vendin e parë me 45 pikë, 14 më shumë se Real Madridi në vendin e katërt me 31 pikë, por me një lojë më pak të zhvilluar, po ashtu.

Related posts

A synon të bëhet trajneri i Barcelonës? Xavi ka një përgjigje prej “fillestari”

Isa.Autor

E BUJSHME/ Zanetti zgjedh mes Neymar dhe CR7, Mbappe dhe Haaland, si dhe Maradonës e Messit…

Delo.autor

DY LARGIME DHE 3 PËRFORCIME NË JANAR/ Ja si pritet të jetë Napoli i Gattusos

Delo.autor

Leave a Comment