Futboll

Reali kërkon ta vazhdojë formën e lartë kundër Espanyol, formacionet e mundshme

Real Madridi do të luajë sonte në udhëtim kundër Espanyolit në “RCDE Stadium” në kuadër të La Ligës.
Djelmoshat e Zinedine Zidane më në fund e kanë gjetur formën në javët e fundit dhe tani janë në një ecuri prej shtatë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, raporton Express.

Sa i përket La Ligës, Reali i ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, duke barazuar vetëm një herë, dhe falë këtyre rezultateve pozitive është ngjitur në vendin e tretë në tabelë.

Realit mund t’i mungojnë Luka Modric, Toni Kroos dhe Marcelo, derisa Jesus Vallejo do të mungojë sigurt.

Espanyoli nuk përballet me mungesa për këtë ndeshje.

Formacioni i mundshëm i Espanyolit: Diego Lopez; Martin, David Lopez, Duarte, V. Sanchez; Piatti, C. Sanchez, Darder, Granero; Baptistao, Moreno.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Navas; Theo, Carvajal, Ramos, Varane; Casemiro, Kovacic, Bale, Vazquez; Ronaldo, Benzema.

 

Related posts

Taulant Xhaka kundër ‘yjeve’ të Man. Cityt, ja formacionet

Q.Autor

E FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës dënon Ardit Krymin, paralajmërohet edhe Tirana. Ja të gjitha vendimet…

Delo.autor

SONDAZHI/ Superiorja, cila nga skuadrat është favorite për titullin kampion?

Delo.autor

Leave a Comment