Manchester City do të luftojë për ta kthyer rezultatin 3-0 kundër Reds sonte në Etihad, kurse mesfushori i City beson se kjo nuk është e pamundur
David Silva thotë se Manchester City ende beson se do ta kthejnë rezultatin dhe do të kualifikohen në gjysmefinalen e Ligës së Kampionëve.
“Kemi pasur një sezon të madh përpara dhe ne kemi krijuar shumë mundësi dhe raste për shënim”, tha Silva për faqen zyrtare të Cityt.
“Parasgjithash, luajmë në shtëpi. Një gjë duhet ti sigurojë fansat tonë se ne do të japim 100 për qind këtë të martë për të kaluar në gjysmë finale”.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë jashtë, por, të jemi fer, mendojë se filluam mirë”, tha ai kur u pyet se farë shkojë gabim në Merseyside.
“Pastaj ata shënuan edhe dy gola të shpejt, e kur jeni në një fushë si Anfield është shumë e vështirë të përballesh me ta. Ne e kishim posedimin por rastet tona nuk i shndërruam në gol”.