Kategoria Superiore Shqipëri

Starova e hoqi nga ekipi, ish mesfushori i Partizanit firmos me ekipin italian

Erik Herrera ishte një prej largimeve të bëra nga trajneri Starova, kur mori në dorëzim ekipin në fazën e dytë të kampionatit. Lojtari nga Panamaja shihej si një futbollist që do bënte diferencën nga drejtuesit e kuq, por lojtari nuk ka dhënë asgjë nga çfarë pritej te Partizani.

Partizani Herrera

Lojtari u aktivizua në disa ndeshje nga trajneri Juliano përgjatë fazës së parë dhe shënoi edhe dy gola ndaj Naftëtarit. Gjithsesi performancat e tij ishin larg pritshmërisë dhe kjo gjë bëri që të largohej nga kryeqytetasit para kohe.

herrera

Së fundmi, Herrera, ka arritur marrëveshjen me klubin e Serisë D në Itali, Audaçe Çerinjola. Mesfushori ka firmosur ditën e djeshme, ndërsa kujtojmë që ai ka disa eksperienca të mëparshme në Itali si te Leçe, Rimini, Avelino, etj.

erik herrera

Related posts

Trajneri i TIRANËS “driblon” arbitrat: Iu tregoj ç’ndodh me Ngoonë dhe Karabecin

Isa.Autor

PARTIZANI-KUKËSI/ Publikohen çmimet e biletave për finalen e Superkupës së Shqipërisë, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

FORMACIONET/ Luftëtari për tu larguar nga fundi, Skënderbeu në ndjekje të kreut

Isa.Autor

Leave a Comment