Futboll Shqipëri Sport

Trajneri i TIRANËS “driblon” arbitrat: Iu tregoj ç’ndodh me Ngoonë dhe Karabecin

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shprehur për Supersport pas humbjes 2-1 me Laçin, se në pjesën e parë ishte një ndeshje për t’u harruar. Më tej, ndër të tjera tekniku ka thënë se secili lojtarë ka vendin e tij në skuadër dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm.

“Pjesën e parë ishte një ndeshje për t’u harruar. Një ekip pa dyluftime, Laçi në pjesën e parë fitonte çdo dyluftim. Dyluftimi të jep shumë avantazh psikologjik. Një nga gjërat që të vjen keq është arbitrimi, kjo le të jetë objekti i perspnave përkatës, për specialistët e futbollit. Do të isha kurioz nëse do t’i ndodhte Laçit kjo. Ekipi ka mundësi për të fituar, por nuk e bën që në fillim këtë. Janë 2 gola që falen.

Ne kemi sqaruar më përpara këtë pjesë. Ngoo ka patur një problem me gjurin dhe nuk ka qenë për 5 ditë në stërvitje. I kam dhënë dorën Majkëlli për atë se çfarë dha në fushën e lojës. Në duam në radhë të parë, lojtarë që të jenë korrekt, luftojnë brenda fushës. Nuk mund të luaj një lojtar që nuk pason mirë, apo nuk është i orientuar.

Me ndërrimet ndoshta ekipi u shpreh më mirë se në pjesën e parë. Aty nuk ka asnjë të pazëvendësueshëm, qoftë edhe Karabeci. Kush dotë jetë i gatshëm për të luajtur, do të luajë, çdo trajner duhet të bëjë më të mirën për veten e vet. Unë nuk mund të vazhdoj me të njëjtin ekip që mundet. Secili futbollist nuk e ka vendin e sigurt në formacion. Secili ka pozicionin e vet në ekip”, është shprehur Ardian Mema.

Related posts

LAMTUMIRË MARADONA! Del autopsia: Vdiq në gjumë. Ja çfarë i tha nipit para se…

F.autor

Qaka vuan me Steaun e Bukureshtit, kritika dhe klauzolë e frikshme për të

Isa.Autor

FENOMENAL/ MESSI lë pas RONALDON për trigolësha të shënuar në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment