Champions League Futboll

Liverpool i mbijeton “stuhisë” City dhe kalon në gjysmëfinale

Ashtu siç pritej, edhe ndeshje e kthimit mes Manchester City dhe Liverpool ishte një spektakël dhe një reklamë për futbollin evropian. Ishte një sfidë që i kishte të gjitha, por në fund ishin të Kuqtë e Jurgen Klopp ata që dalin me buzëqeshje nga fusha pas fitores 2-1 në Etihad. Ishte një përmbysje fantastike e Liverpool që gjatë pjesës së parë rrezikoi jo pak.

 City e nisi lojën në mënyrën më të mirë të mundshme duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 3’ falë Gabriel Jesus. Që nga ai moment kishte vetëm një ekip në fushë dhe loja ishte shumë intensive. Shumë raste të krijuara ndaj një Liverpool-i të frikësuar dhe konfuz që nuk po arrinte të dilte në kundërsulmet e zakonshme me Salah.

 City shënoi edhe golin e dytë pak përpara se të përfundonte pjesa e parë por ai anulohet për pozicion jashtë loje. Një vendim i gabuar dhe i kontestuar nga Guardiola i cili duhet ta shihte pjesën e dytë nga tribuna. Pas pushimit Liverpool merr frenat e lojës në dorë dhe barazon rezultatin me të magjishmin Salah.

 Që pas atij momenti ndeshja kishte përfunduar dhe Firmino përmbysi gjithçka në fund të takimit me një gol shumë të bukur. Liverpool rrin të përballojë stuhinë e pjesës së parë dhe shkon në gjysmëfinale me meritë.

Related posts

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK REAL MADRID/ Dëmtohet një tjetër lojtar, mesfushori…

Delo.autor

REZULTOI SKANDALOZ/ Udhëhoqi Argjentinën në dështim: Sampaoli zyrtarizon ekipin e ardhdshëm

Isa.Autor

ZBULON “VESIN” E YLLIT HAALAND/ Rangnick: Është një nga të preferuarit e mi. Në makinë…

Delo.autor

Leave a Comment