Champions League Futboll

E pabesueshme! Shokohet Barcelona, Roma bën mrekullinë dhe kualifikohet (VIDEO)

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Olimpico. Barcelona erdhi në këtë ndeshje me një siguri të tepruar, duke përfituar nga rezultati I ndeshjes së parë.

Por sa filloi loja u pa një Romë e fuqishme që kishte ardhur më një synim të vetëm, e ndihmuar edhe nga tifozeria e zjarrtë. Ishte Dzeko ai që në minutën e 6, zhbllokoi rezultatin. Edhe pse Roma pati shanse të tjera, ndeshja përfundoi me këtë rezultat.

Pjesa e dytë filloi përsëri me Romën që sulmon, deri sa erdhi momenti I penalltisë së realizuar nga Dzeko, pas një gabimi të Pique. Një Barcelonë e tilllë nuk ishte parë, me Messin që mendon të mbrojë sesa të sulmojë.

Manolas shënon një gol spektakolar, duke bërë që tifozët të shpërthejnë, dhe duke i dhuruar Romës një kualifikim që deri dje dukej e pamundur.

 

Related posts

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Futbollisti tremb “bardheblutë”, Torasa vazhdon i dëmtuar. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Mohamed Salah befason fansat e Liverpoolit

Sadik.Autor

Trajneri i TIRANËS “driblon” arbitrat: Iu tregoj ç’ndodh me Ngoonë dhe Karabecin

Isa.Autor

Leave a Comment