Champions League Futboll

UEFA nis hetimin ndaj Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është vënë në shënjestrën e UEFA për sjellje të papërshtatshme gjatë ndeshjes së Champions League, ku ekipi i tij u mposht nga Liverpool.

Spanjolli u nxor me karton të kuq nga gjyqtari, si pasojë e një debati dhe UEFA po shqyrton sjelljen e tij për të caktuar masën e skualifikimit.

Spanjolli Antonio Mateu Lahoz e detyroi Guardiola ta shikonte ndeshjen nga tribuna në fund të pjesës së parë, ku skuadra e tij po fitonte 1-0, por në fund mposht 2-1.

Guardiola akuzohet se ka shkelur rregullin e 69-të, ku një trajner që del nga fusha nuk mund të komunikojë me stafin apo futbollistët e tij, por në pushim të ndeshjes Pep ishte në dhomat e zhveshjes, pavarësisht se përjashtimi i tij ndodhi sapo mbaroi pjesa e parë.

Vendimi për një gjobë të mundshme ose skualifkimin e Guardiola do të merret më 31 maj.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja sa do të vlente “Fenomeni” në tregun e sotëm të transferimeve

Delo.autor

MARCELO NË QENDËR TË VËMENDJES/ Braziliani nuk di të mbrojë, Shifrat e “tradhtojnë”

Delo.autor

SUPERNDESHJA/ Man City sërisht në avantazh, shënon… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment