Europa League Futboll

Marseille-Leipzig, francezët janë të pakalueshëm në shtëpi

Leipzig ka fituar 1-0 takimin e luajtur javën e kaluar në Gjermani. Timo Werner ka shënuar golin e vetëm të çerekfinales së parë të luajtur kundër Marseille, që do të kërkojë ta përmbysë atë rezultat mbrëmjen e së enjtes në “Velodrome”.

Gjermanët, të cilët kanë debutuar këtë vit në kompeticionet europiane, kanë pasur një ecuri shumë të mirë në Europa League, ku janë transferuar pas vendit të tretë të zënë në fazën me grupe të Champions League.

Ata kanë eliminuar Napoli-n në 1/16-at dhe Zenit-in në 1/8-at. Gjithashtu, Leipzig është i pamposhtur në dy transfertat e fundit europiane, duke mundur 3-1 Napoli-n në “San Paolo” dhe duke barazuar 1-1 në Rusi. Marseille, nga ana tjetër, po zhvillon gjithashtu një paraqitje të mirë në këtë kompeticion, kryesisht në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Në fakt, ata kanë marrë 5 fitore dhe 1 barazim në gjashtë ndeshjet e luajtura deri tani në “Velodrome”, duke shënuar 9 gola në total dhe duke pësuar vetëm 2. Ndeshja e javës së kaluar ka qenë e para mes këtyre dy ekipeve, por Marseille është përballur 17 herë me skuadra gjermane, duke marrë 5 fitore, 3 barazime dhe 9 humbje.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Milan pranon huazimin me të drejtë shitjeje për sulmuesin

Isa.Autor

Francë – ShBA, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Para 18 vjetëve lindi në kampin e refugjateve, tani pritet të transferohet në Bayern

Isa.Autor

Leave a Comment