Champions League Futboll

Stefano Tacconi: Buffon duhet të kishte rrahur gjyqtarin!

“Po të kisha vendosur të largohesha nga futbolli do të kisha rrahur gjyqtarin. Do të ishte një fund i denjë i një karriere të mrekullueshme.”

Këto anë qenë fjalët e Stefano Tacconi, në lidhje me reagimin e Gigi Buffon në “Bernabeu”, pas penalltisë të gjithë në favor të Real Madrid.

Ish-portieri i Juventus dhe kombëtares italiane nuk ka qenë dakord me vendimin e gjyqtarit anglez Oliver.

“Nuk mund të jepet një penallti e tillë në minutën e 95-të. Psikologjikisht të gjithë janë nën tension dhe një penallti e tillë është padrejtësitë,” – shtoi italiani gjatë emisionit radiofonik “Maracana”.

Tacconi nuk kursen as Collina: “Ka qenë një gjyqtar i korruptueshëm, si ndodhi kundër Juventus ndaj Perugia. Nuk i zë besë atij. Duhet të ndryshohet njeriu që cakton gjyqtarët te UEFA çdo 2-3 vjet. Mendoj se është mëritur që Roma eliminoi Barcelonën.”

Related posts

“KAM ENDE URI PËR TROFE”/ “Gardiani” Neuer: Ja pse qëndrova te Bayern Munich

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Duka: Në Izrael pashë ndryshim te Shqipëria, por Panuçi ka ende…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Messi shtyn Icardin në Serie A, ironi e fatit: Interi mund ta ndihmojë

Delo.autor

Leave a Comment