Futboll

As dy muaj në Shqipëri, braziliani ikën me falënderime

Egnatia është një nga ekipet që ka më shumë të huaj në Kategorinë e Parë, madje dy lojtarë nigerianë i ka huazuar te skuadra e Shkumbinit në janar.

Rrogozhinasit synojnë të zbulojnë talente nga jashtë, pasi e kanë të vështirë t’i prodhojnë vetë. Afrikanë kryesisht kanë ardhur që në verë, ndërkohë që me ekipin në janar u bashkua edhe një kinez. Më parë kishte mbërritur edhe sulmuesi Lucas Gomes, që nuk ka lënë ndonjë shenjë në fakt.

Braziliani, 22-vjeçar, nuk arriti dot të shënonte me Egnatian asnjë gol. Ai luajti vetëm në një takim si titullar dhe në pesë ndeshje të tjera e nisi nga stoli, për të luajtur në fraksionin e dytë të lojës. Trajneri Gjoni kështu e ka parë të arsyeshme. Së fundmi mësohet se Gomes e ka mbyllur me rrogozhinasit, teksa në “Facebook” shkruan në faqen e Egnatias: “Shumë faleminderit KF Egnatia dhe Rroghozina. Suksese”. Shqip dhe pa asnjë peng.

Gomes e ka mbyllur aventurën e tij në Shqipëri shumë shpejt. Ekipit iu bashkua me vonesë, ndërkohë që tashmë pas rreth një muaji e gjysmë do ta kërkojë fatin në ndonjë ekip tjetër. Këtë sezon Egnatia ka bërë një kampionat të mirë, pasi erdhi nga Kategoria e Dytë, ku kishte dalë kampione, dhe e siguroi mbijetesën që në përfundim të fazës së dytë, duke e mbyllur në pesëshen e parë në klasifikim. Ata arritën t’i shkaktonin humbjen e parë Kastriotit kryesues, duke vënë disi në vështirësi krutanët, por rezultatet në vitin 2018 nuk qenë më të mirat, duke bërë që të mos shihet për Superiore. Egnatia renditet në vendin e tretë në klasifikim, me vetëm një pikë më pak se Erzeni.

Related posts

Garë e ashpër për yllin e Leverkusen, klubi gjerman “kërcënon” Chelsean dhe Arsenalin

Q.Autor

E KËRKOJNË 3 KLUBE GREKE/ Ja ku pritet të transferohet Ergys Kaçe

Delo.autor

BAJRAMI PO SHKËLQEN ME EMPOLIN/ Si Juventus e humbi fantazistin “kuqezi” në 2019-ën për… 1 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment