Champions League Futboll

Champions-gjysmëfinalet/ Njihuni me dy favoritët dhe dy mysafirët e papritur

Futbolli është i paparashikueshëm. Ky parim përmbledh mënyrën se si është përcaktuar katërshja e skuadrave, që do të hidhen në shortin e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, me dy favoritë: Real Madridin dhe Bayern Munich, si dhe dy mysafirë shumë të veçantë: Liverpool dhe Roma.

Një raund para finales duket gjithçka e hapur, më shumë duke marrë parasysh se si këto skuadra kanë arritur në gjysmëfinale. Roma, pa shkuar më tej, përmbysi disavantazhin 4-1 ndaj Barçës në kthim, falë një ndeshjeje të mrekullueshme në “Olimpico”, çka sugjeron se ky aktuali është versioni më i mirë verdhekuq.

Diçka e ngjashme ndodh me Liverpool e Jurgen Kloppit, i cili na kujton shumë Borussia Dortmundin, që mbijetoi deri në gjysmëfinale. “Reds” eliminuan një tjetër favorit të Champions-it për këtë edicion, Manchester City, me egjiptianin Mohamed Salah si bartës i standardeve të futbollit të tyre, për të sulmuar hapësirat dhe për të bërë dëm të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.

Dy të tjerët janë më të njohur. Real Madridi për pak bëri “vetëvrasje” kundër Juventusit, në çerekfinalen e kthimit, teksa e siguroi kalimin e raundit me një enallti mjaft të dyshimtë në minutën e 93-të, pas humbjes së avantazhit 3-0 të ndeshjes së parë, kundër bardhezinjve, në Torino. Edhe një herë tjetër, Cristiano Ronaldo bëhet përcaktues.

Gjithashtu, në një shkallë tjetër, kthimi i Heynkes ka qenë për Bayernin, i cili tregoi soliditet kundër Sevilla, duke demonstruar një angazhim koral, që duhet të jetë një paralajmërim për “marinarët”. Një kampion i stilit të vjetër, që ka fituar me skuadrat e tij gjatë gjithë jetës.

Related posts

SUPERSFIDA/ KANE kundër ICARDIT: Sulmuesi që shënon më shumë kundër atij më…

Isa.Autor

Largohet nga Paris Saint Germain, Draxler pranë transferimit

Q.Autor

Partizani përgatit ofertë/ Gega kontakton ish-kandidatin e kombëtares së Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment