Futboll Premier League

Chelsea, Morata zbulon arsyen përse ka “ngecur”!

Alvaro Morata ka treguar arsyen përse ka pasur probleme në sezonin e tij të parë me Chelsea. “Blutë” investuan 80 milionë euro për të marrë zëvendësuesin e Diego Costa, që shkoi te Atletico Madrid.

Morata e nisi mirë karrierën, por duke nisur nga Krishtlindjet ka pasur probleme të mëdha dhe kjo mund të ndikojë te grumbullimi në Rusi 2018.

“Gjithçka po shkonte mirë, derisa pata probleme me shpinën. Luajta me shumë dhimbje për disa ndeshje dhe do të kishte qenë më mirë të ndalesha. Por doja të luaja për shokët e ekipit, për klubin, për tifozët edhe pse rezultatet në fushën e lojës duke ishte të mira. Tani nuk më dhemb më shpina, por për tre muaj nuk luajta në 100% të mundësive.”

Related posts

E BUJSHME/ Goli më i pandershëm në histori vjen nga futbolli i femrave (VIDEO)

Isa.Autor

“Na shënuan 4 gola nga 3 goditje në portë”. Ylli i Kroacisë s’e beson humbjen

Isa.Autor

Inter hidhet në sulm për yllin e Serie A, gati të shpenzojë 40 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment