Futboll Seria A

Martinez tregon arsyet pse zgjodhi Interin

Lautaro Martinez është një nga futbollistët e parë që do t’i bashkohet zikaltërve në verë, për t’u vënë në dispozicion të Spallettit, për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas i Racing është duke shkëlqyer në kampionatin vendas dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve europiane, ndërsa u grumbullua edhe nga trajneri Sampaoli me kombëtaren.

Vetë Martinez shpjegoi për mediat argjentinase arsyet pse vendosi t’i bashkohet Interit, pavarësisht interesit të shumë klubeve.

“Iu përgjigja pozitivisht ofertës së Interit, pasi bashkë me menaxherët e mi, vlerësuam se në Serinë A do të kisha më shumë mundësi rritjeje sesa në Bundesligë apo ndonjë ligë tjetër. Zikaltrit treguan edhe një interes të fortë, ndërsa këtu në Argjentinë ne jemi simpatizantë të Interit, pasi aty kanë luajtur futbollistët më të mirë argjentinas”, u shpreh Martinez.

Më tej sulmuesi tregoi se negociatat për largim, me presidentin e Racing nuk qenë aspak të lehta dhe se është i lumtur për arritjen e akordit.

“Të negociosh me presidentin e Racingut nuk është aspak e lehtë, pasi ai dëshiron më të mirën për klubin e tij. Më vjen mirë që Interi u tregua i gatshëm të kënaqë dëshirat e klubit dhe në verë do të shkoj në Milano, me shpresën të justifikoj shpenzimin e zikaltërve. Kontratën nuk e kam firmosur ende, pasi më parë duhet të kaloj vizitat mjekësore”, deklaroi sulmuesi më i ri i zikaltërve.

Related posts

HYN NË “BETEJË” PËR 21-VJEÇARIN/ PSG fokusohet tek të rinjtë, synon talentin e Serisë A

Delo.autor

“DUAM SHUMË SUKSES”/ Trajneri dhe kapiteni i Real Madridit shpalosin kërkesat për vitin 2020

Delo.autor

PREKËSE/ Gjesti i madh i Fiorentinës, ja si e përjetësojnë Davide Astorin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment