Futboll Seria A

Gjuajtja e Candrevës i kushton shtrenjtë 25-vjeçarit (Video)

Interi nuk ia doli të marrë pikë në transfertën ndaj Torinos, ndonëse krijoi shumë raste gjatë gjithë 90-minutëshit, por pa arritur të konkretizojë.
Një nga mundësitë ishte me Candrevën, që ekzekutoi një goditje dënimi, duke goditur shumë fort, por pa gjetur kuadratin e Sirigut.

Gjithsesi goditja e anësorit italian ka shkaktuar më shumë dëme sesa një gol në portën e Torinos. Topi u përplas në shpatullat e njërit prej personave të kontraktuar për të ruajtur sigurionë në stadium, i cili ishte me shpinë nga fusha, pasi po vëzhgonte tribunën pas porte.

Paraditen e sotme, mediat italiane raportuan se goditja e fortë dhe e papritur i ka dëmtuar shpretkën 25-vjeçarit dhe sot ai i është nënshtruar një operacioni për heqjen e organit.

Kujtojmë që djaloshi 25-vjeçar nuk e la punën, pavarësisht dhimbjeve, por qëndroi deri në minutën e fundit, për t’iu drejtuar më pas klinikës, ku edhe u konstatua lajmi aspak i këndshëm.

Rasti i gjuajtjes së Candrevës në minutën 1:43

https://youtu.be/zPjXa67rpdE

Related posts

POLEMIKAT E MERKATOS SË VERËS/ Julen Lopetegui dëshiron të marrë drejtimin e klubit të Premier…

Delo.autor

MES RIKTHIMIT DHE FIRMËS/ Ibra mbulohet nga dyshimet për të ardhmen kuqezi

Delo.autor

Shikoni çfarë SUPER TALENTI ka blerë MILANI/ PAQUETA është “monstër” në Brazil (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment