Futboll Premier League

Nga Toure te Llorente, ja cilët janë “ngrohësit e stolit”

Për disa futbollistë në Premier League, roli i ngrohësve të stolit është bërë një detyrë e vazhdueshme, pavarësisht nga pagat e majme që marrin.

Në këtë grup lojtarësh, që nuk kanë luajtur shumë, si pjesë e konkurrencës në klubet përkatëse, janë Dominic Solanke i Liverpool dhe Yaya Toure i Manchester City, që kanë qëndruar shumë gjatë në stol gjatë këtij sezoni.

Të dy këta futbollistë nuk luajtën në çerekfinalen e kthimit në Champions League dhe ka filluar të llogaritet koha që kanë qëndruar në stol, e cila nëse do të mblidhej bashkë do të ishte më shumë se një ditë e tërë.

Toure ka qëndruar në stolin e Pep Guardiola në 95% të këtij sezoni.

Solanke fitoi “Topin e Artë U-20”, verën e kaluar si pjesë e Anglisë dhe kërkoi largimin nga Chelsea për të luajtur më shumë, por gjërat nuk ndryshuan te Liverpool.

Jurgen Klopp e përdori në derbin e fundit ndaj Everton, për të lënë pushim Firmino, por kjo ishte hera e vetme që gjermani zgjodhi rotacionin.

Por as Toure dhe as Solanke nuk mund të krenohet me titullin “lojtari që ka qëndruar më shumë në stol”. Ky “çmim” i përket Ashley Westwood të Burnley, i cili ka qenë i ulur në stol për më shumë se 38 orë në total gjatë këtij sezoni.

Mes “ngrohësve të stolit” figuron edhe rezerva e Kane, Fernando Llorente si dhe Pape Souare i Crystal Palace. Mbrojtësi senegalez ka qëndruar për 16 ndeshje radhazi në stol, pa luajtur as edhe një minutë.

Ja futbollistët që kanë qëndruar më shumë se një ditë në stol (koha e mbledhur në të gjitha ndeshjet e Premier 2017/18):

  1. Ashley Westwood – Burnley – 1 ditë, 14 orë, 19 minuta
  2. Dominic Solanke – Liverpool – 1 ditë, 12 orë, 54 minuta
  3. Charlie Adam – Stoke – 1 ditë, 12 orë, 39 minuta
  4. Connor Goldson – Brighton – 1 ditë, 10 orë, 30 minuta
  5. Fernando Llorente – Tottenham – 1 ditë, 9 orë, 44 minuta
  6. Lys Mousset – Bournemouth – 1 ditë, 9 orë, 44 minuta
  7. James McClean – West Brom – 1 ditë, 9 orë, 9 minuta
  8. Kevin Long – Burnley – 1 ditë, 9 orë, 0 minuta
  9. Luciano Narsingh – Swansea – 1 ditë, 8 orë, 49 minuta
  10. Yaya Toure – Manchester City – 1 ditë, 8 orë, 47 minuta

Related posts

INTER-BOLOGNA/ Ndizet sfida në “San Siro”, realizohen dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET KOMBËTARJA SHQIPTARE/ Dy lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Van Gaal: Kështu iu hakmorra Manchester Unitedit

Q.Autor

Leave a Comment