Futboll Premier League Sport

U PEZULLUA NË MERKATO/ Chelsea refuzon 25 milion paund për mbrojtësin 19-vjeçar…

Ndoshta është pezullimi i merkatos apo ndoshta është talenti i djaloshit Risi Xhejms, por Çelsi ka refuzuar ofertën prej 25 milionë paund nga klubi i Kristal Palas për mbrojtësin e ri. 19-vjeçari është pjesë e bluve të Londrës, ndërsa në sezonin e kaluar ishte në huazim te skuadra e Uigan në Championship.

Lojtari ka fituar vëmendjen e Lampard, i cili mund ta llogarisë edhe si pjesë e Çelsit për këtë sezon dhe fakti që për të është refuzuar një ofertë e konsiderueshme do të thotë shumë.

Londinezët kanë besim te mbrojtësi i krahut të djathtë, teksa janë të gatshëm t’i ofrojnë edhe një kontratë të re afatgjate për ta mbajtur në ‘Stamford Bridge’. Ndërkaq, Xhejms është shpallur dy herë kampion me të rinjtë e Çelsit në Premier League, teksa ka ngritur lart edhe trofeun e FA Youth Cup.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Valencia. Rezultati 2-0

Delo.autor

NUK KA FAJ ZE MARIA/ Gjendet shkaku i humbjes së DERBIT. Tek TIRANA lojtarët janë…(FOTO)

Isa.Autor

Ndeshje e çmendur/ Kroacia baraspeshon rezultatin me Mandzukic (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment