Futboll

Dëmtohet rëndë Taulant Xhaka, alarmohet klubi i Basel-it

“Taulant Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohe të papërcaktuar. Mesfushori ynë u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen kundër FC Zurich dhe iu desh që të zëvendësohej. Të urojmë më të mirën Taualant”, është pikërisht ky mesazhi i skuadrës së Basel-it në faqen zyrtare të Twitter-it para pak minutash.

Ky mesazh konfirmon lajmin e keq pas dëmtimit të mesfushorit të Kombëtares kuqezi në minutën e 81 të ndeshjes mes Basel-it dhe Zurich-ut, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Mesfushori 27-vjeçar i Shqipërisë la fushën e lojës pasi pati një dëmtim të pjesës së brendshme të gjurit të këmbës së djathtë.

Bëhet fjalë për ligamentet e brendshme të gjurit, teksa klubi nuk ka dhënë më shumë detaje për kohën që do t’i duhet mesfushorit për t’u riaftësuar. Çdo gjë mbetet e paqartë për shkak se klubi ende nuk ka detaje të hollësishme. Priten analizat dhe më pas do të përcaktohet se sa do të mungojë një nga shtyllat e ekipit tonë kombëtar.

Xhaka është rikthyer në Kombëtare me ardhjen e trajnerit Christian Panucci. Kujtojmë që ai pati një periudhë krize kur Shqipëria drejtohej nga Gianni De Biasi. Ky i fundit pati përplasje me lojtarin dhe nuk e preferoi deri në një kohë të gjatë. Por, ardhja e Panucci-t ka bërë që Xhaka të jetë një lojtar i rëndësishëm i Shqipërisë.

Related posts

PLAS TE BAJERNI/ Lojtarët dërgojnë klubin në… gjyq

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Rroca vazhdon të shkëlqejë në Turqi, paraqitje pozitive edhe e Mavrajt. Ja vlerësimet…

Delo.autor

INTER DHE FINALJA NDAJ CITY-T/ Zhang fton në Stamboll “heronjtë” e tripletës, Morattin dhe Pellegrinin

F.autor

Leave a Comment