Futboll Seria A

Juventusi mposht minimalisht Romën, i’a rrëmben Interit vendin e dytë (VIDEO)

Juventusi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në derbin e javës në Serie A ndaj Romës, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive në kampionat. 

Pjesa e parë filloi më mirë për Juventusin të cilët edhe gjeten shpejt golin e parë të ndeshjes me anë të Medhi Benatias.

Goli i mbrojtësit maroken erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes, ku pas një harkimi në zonë fillimisht tentoi Giorgio Chiellni, por topi i prit nga portieri Alisson Becker, ndërsa nga topi i kthyer Benatia një herë goditi traversën dhe pastaj gjeti golin e 1-0.

Në vazhdim Roma u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por një mundësi e mirë u shpërdorua nga Stephan El Shaarawy (27′), i cili nuk u tregua i saktë nga afërsia dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat minimal.

Në pjesën e dytë, rastet e parë u treguan për Gonzalo Higuain (52′) dhe (68′), por në dy rastet dështoi të gjej rrjetën.

Në vazhdimin e pjesës së dytë edhe Roma pati raste të mira për ta barazuar rezultatin me anë të Edin Dzeko (71′) dhe Alessandro Florenzi (80′), por goditja e të parit përfundoi në portë dhe e të dytit u ndal nga traversa.

Në minutat shtesë ishte edhe Miralem Pjanic, i cili goditi traversën dhe Patrik Schik, i cili humbi rast ideal i vetëm me portier dhe shifrat mbeten të pandryshuara dhe kështu Zonja e Vjetër fitoi në fund me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Juventusi vazhdon t’i qëndroj afër Napolit me vetëm një pikë më pak në vendin e dytë, ndërsa Roma mbetet në pozitën e katërt me 38 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Zonja e Vjetër udhëton në drejtim të Veronas, ndërsa Roma e pret në shtëpi Sassuolon.

Related posts

Donnarumma: Divorc me Milan? Kam 4 vite kontratë

Q.Autor

“SYNIMI YNË ËSHTË KRYESIMI I GRUPIT”/ Flet Sarri: Ia kemi bërë të qartë Higuain dhe Dybalës se…

Delo.autor

KUPA E BOTËS ÇDO DY VJET? FIFA takime virtuale për këtë çështje

Delo.autor

Leave a Comment