Futboll Premier League

Leicesteri ‘befason’ Unitedin në fund, shuhen shpresat e Mourinhos për titull

Leicester City ka arritur ta fitojë një pikë në duel me Manchester Unitedin falë golit të Harry Maguire, i cili shënoi në minutën e katërt të lojës shtesë për t’i tronditur djelmoshat e Jose Mourinhos.

Kur Manchester Unitedi mendoi se e kishte fituar ndeshjen kundër një Leicester që mbeti me dhjetë lojtarë në lojë në 15 minutat e fundit, Maguire doli në skenë për t’ia siguruar vendasve barazimin, transmeton Express.

Leicester City udhëhoqi 1-0 në minutën e 27-të përmes Jeremy Vardy, para se Juan Mata ta përmbyste rezultatin duke shënuar dy herë, në minutën e 40-të dhe në të 60-tën.

Më pas, Leicester e humbi mbrojtësin Amartey, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhe pas vetëm 16 minutave lojë, duke u përjashtuar nga ndeshja.

Megjithatë, vendasit s’u dorëzuan dhe arritën barazimin në minutën e fundit të ndeshjes.

Manchester United tani mbetet 13 pikë larg Manchester Cityt, pas 19 xhirove në Premier Ligë.

Ndërkohë, Leicester shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e tetë.

Related posts

Lojtarët francez përmendin emrin e Messit gjatë festimeve (VIDEO)

Sadik.Autor

PARALAJMËRON YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Vëllai i trajnerit të Holandës: Nëse gjërat nuk përmirësohen, do të humbasë…

Delo.autor

Zyrtare: Joakim Watzke shef ekzekutiv i Dortmundit deri në vitin 2022

Q.Autor

Leave a Comment