Futboll

CAS vendos sot titullin e sezonit 2015-2016, Skënderbeu dhe Partizani me sytë nga Lozana

CAS, gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, do të shprehet sot për çështjen e titullit 2015-2016 në kampionatin shqiptar.

Komisioni i Etikës në FSHF e mori këtë vendim si masë ndëshkimore për pezullimin me një sezon të Skënderbeut nga UEFA. Klubi korçar i bindur për pafajsinë e dërgoi çështjen në CAS, nga ku pret vendimin i cili nuk është thjesht një titull më shumë apo më pak, por mbart edhe shumë gjëra të tjera.

Indirekt, por të interesuar po aq sa Skënderbeu është edhe klubi i Partizanit, i cili në rast se CAS do të lërë në fuqi vendimin e FSHF-së me shumë mundësi do të bëhet ajo zotëruese e këtij trofeu.

Në lojë nuk është vetëm 1 kampionat, por edhe disa shpërblime të majme. Nëse Skënderbeu del i fituar merr 100 mln lek nga Federata Shqiptare, por nuk merr dot 200 mijë euro që jepen nga UEFA për fituesen e kampionateve në Europë. E kundërta për Partizanin, i cili në rast se del i fituar do të bëjë për vete plot 200 mijë euro dhe 100 mln lekë.

Për Skënderbeun në fakt paratë janë në planë të dytë, pasi nëse vendimi i favorizon korçarët do të jetë edhe çështje prestigji. Kjo mund të përdoret nga ata në CAS për çështjen e trukimeve, për të cilën UEFA mori masën drastike të pezullimit me 10 vite dhe 1 mln euro gjobë.

Gjithsesi dhe Partizani e mirëpret titullin, pasi i mungon prej sezonit të largët 1991-1992.

 

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi, Ndeshje e çmendur në Durrës, Hakaj barazon shifrat

Delo.autor

ZYRTARE/ Veterani Buffon skualifikohet me një ndeshje, humbet derbin me Torinon. Ja arsyeja…

Delo.autor

“LARGIMI I MESSIT MË LËNDOI SHUMË”/ Koeman: Marrëdhëniet me Laporta? Më pëlqen të kem një president që…

Delo.autor

Leave a Comment