Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Epidemia nuk kursen as futbollistët, klubi italian vendoset në…

Pianeze, klubi nga Toskana e Italisë, është vendosur në karantinë pasi tre lojtarë dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit.

Njëri nga lojtarët i shfaqi simptomat fundjavën e kaluar, teksa skuadra kishte udhëtuar në Aleksandri në kuadër të ndeshjeve të Serisë C, ndërkohë ndeshjet e Pianezes janë pezulluar tashmë për 15 ditë.

“Në këto momente kemi 4 të prekur me koronavirus. I pari ishte një lojtar i ri i cili shfaqi temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të dielën e kaluar. Aktualisht, kemi vendosur në karantinë për një periudhë 15 ditore të gjithë lojtarët, stafin teknik dhe menaxherët që morën pjesë në udhëtimin e fundjavës së kaluar,” pohoi një zëdhënës për shtyp i klubit italian.

Italia është vendi Europian më i prekur nga koronavirusi, me 21 të vdekur dhe më shumë se 800 të infektuar.

Related posts

E PAZAKONTË/ Gazetari i njohur raporton LIVE, TELUSHI i HIDHET në QAFË dhe e…(VIDEO)

Isa.Autor

“ATP Madrid Masters”, kualifikohen Djokoviç e Raoniç

Sadik.Autor

“Plas” te Barcelona, Valverde ofendon me fjalë raciste Dembelen

Sadik.Autor

Leave a Comment