Futboll Seria A

Vecino nuk ia del, Spalletti në telashe para Atalantës

Në prag të transfertës bergamaske ndaj Atalantës, trajneri i Interit ka marrë një lajm shumë të keq nga mjekët e skuadrës, Mesfushori uruguaian Matias Vecino nuk ia ka dalë të riaftësohet dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën në Bergamo.

Natyrisht që në këtë situatë, shtohet telashe për Luciano Spallettin, sepse duke shtuar edhe pezullimin e Brozoviç, do të ketë vetëm 3 mesfushorë në dispozicion, aq sa i duhen për të hedhur në fushë nga minuta e parë.

Kështu Gagliardini, Borja Valero dhe Rafinha pritet ta nisin nga fillimi, ndërsa në stol Spalletti ka marrë dy futbollistë të ekipit të të rinjve, Emmers dhe Zaniolo.

Atalanta-Inter do të luhet të shtunën në orën 20:45, ndërsa kjo shikohet si një sfidë shumë e rëndësishme sa I përket objektivave për të siguruar Championsin nga ana e Interit dhe Europa Leaguen nga ana e vendasve.

Related posts

“BOMBË” NGA ITALIA/ UEFA e ka marrë vendimin! Reali, Barcelona dhe Juventusi përjashtohen nga…

Delo.autor

“PLESHTI” FITOI ÇMIMIN “KËPUCA E ARTË”/ Ja urimi që i bën miku i tij Suarez (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Skënderbeu me sytë nga Afrika, nën urdhërat e Dajës 2 lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment