Champions League Futboll

Maradona: Lucas Vazquez u hodh, por edhe unë do bëja si ai

Polemikat e lindura pas golit të dhënë në minutën e ’93 për Real Madrid, në sfidën çerekfinale kundër Juventus në Champions League nuk ndalen.

Pas “shpërthimit” të Buffon, të klubit, të tifozëve dhe të pasionuarve pas futbollit, që menjëherë kanë komentuar episodin, duke krijuar dy rryma të ndryshme mendimesh, ka nga ata që mendojnë se penalltia jepej, edhe pse ishte minuta e fundit dhe ka nga ata që mendojnë se gjyqtari ka bërë një gabim të madh.

Edhe Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ka dhënë mendimin e tij, duke thënë se protagonist i vërtetë i aksionit ka qenë pikërisht Lucas Vazque.

“Nuk ishte penallti, – ka deklaruar ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, gjatë një deklarate në “Instagram”. – Lucas Vazquez u detyrua të hidhet. Ishte pranë Buffon dhe pas tij ishte Benatia që donte t’i merrte topin. Vazquez e la veten të rrëzohej në tokë. Edhe unë atë do të bëja. Po ta kishte goditur topin me 99% të mundësive do të ishte gol.

Related posts

REZULTATET NEGATIVE/ Bayern Munich merr vendimin për Thomas Tuchel

F.autor

Dikur njëri ndër më të mirët në botë, sot Samir Nasri kërkon një klub ku të luajë

Q.Autor

“DOGJI CR7 NË MARKIM”/ Ja vlerësim befasues i mediave italiane për Hysajn

Delo.autor

Leave a Comment