Futboll Sport

Kamza paguan për ”rebelin”, Ahmataj pa dy sulmues

Kamza po përgatitet për ndeshjen me Teutën dhe për trajnerin Julian Ahmataj nuk do të jetë i plotë. Dy prej lojtarëve të sulmit, Stevan Racic dhe Demir Imeri, vijojnë të kenë probleme dhe nuk do të jenë të gatshëm për takimin me durrsakët, që luhet të dielën prej orës 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Synimi i skuadrës periferike të kryeqytetit do të jetë të marrin pikë, çka do t’u jepte shanse të mëdha për qëndrimin në elitë dhe diferenca me Teutën do të mbetej 4 pikë nëse marrin një pikë.

Ndërkohë ka një rikthim të rëndësishëm te Kamza, pasi “rebeli” Erlis Frashëri pas katër javësh mund të luajë. Korçari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Laçin për shkak të ofendimeve ndaj arbitrit Adrian Beqiri, ndërkohë që më pas Komisioni i Disiplinës e dënoi atë me katër ndeshje. Por për mbrojtësi e djathtë në takimin me kurbinasit pati edhe një karton të verdhë, që ishte i katërti për të, çka ka bërë pezullimi të shkojë në pesë ndeshje.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes me Teutën, drejtuesit e klubit të Kamzës e kanë parë të arsyeshme që të paguajnë gjobën prej 1 milion lekësh për të shlyer edhe një ndeshje që kishte mbetur nga dënimi. Frashëri ka munguar kundër Partizani, Kukësit, Skënderbeut dhe së fundmi kundër Lushnjës. Tanimë ai do të ketë mundësinë të jetë në fushë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes.  29-vjeçari ka luajtur rregullisht si titullar me Kamzën këtë sezon, duke zbritur në fushën e blertë në 25 ndeshje. Ai ishte një nga lojtarët kryesorë edhe në sezonin e shkuar, duke dhënë një kontribut të vyer në rikthimin në Superiore. Pavarësisht ofertave që pati në verë, korçari nuk ndryshoi ambient dhe vijoi me Kamzën, pasi është edhe një nga lojtarët e preferuar të presidentit Naim Qarri.

Related posts

MOTOGP/ Shikoni “Fluturimin” e frikshëm të Jorge Lorenzos (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Përbindëshi” Ronaldo përmbys gjithçka ndaj Lyon (VIDEO)

Delo.autor

Një hap përpara/ Zbulohet sekreti i suksesit të Realit dhe Barçës

Sadik.Autor

Leave a Comment