Futboll Premier League Sport

Përmbysje spektakolare/ Chelsea fiton ndaj Southamptonit (VIDEO)

Chelsea i Antonio Contes është rikthyer te fitorja, pasi ka triumfuar me rezultatin 2-3 ndaj Southamptonit, në transfertë. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh në pjesën e parë dhe në fillim të së dytës dyfishuan shifrat.

Kur dukej se kjo do të ishte humbja e radhës për blutë e Londrës, këta të fundit reaguan në 20 minutat e fundit, duke shënuar plot 3 gola për të përmbysur rezultatin dhe marrë 3 pikët.

Olivier Giroud shënoi një dopietë, ndërsa mes dy golave të tij shënoi edhe kapiteni i londinezëve, Eden Hazard. Me këtë 3-pikësh, Chelsea shkon në kuotën e 60 pikëve, në vendin e 5-të të renditjes, pozitë që të çon në Europa League.

 

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Dorëzohet edhe Formula 1. Anullohen garat e Australisë, Bahrein e Vietnamit

Delo.autor

KRIM MAKABËR/ Boksieri dhunon për vdekje të dashurën 5 muajshe shtatzënë (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment