Futboll Seria A Sport

Rino Gattuso paralajmëron Napolin dhe nuk gjykon Buffon

Trajneri i Milanit, Rino Gattuso foli në konferencë për shtyp për super përballjen e ditës së diel kundër Napolit. Tekniku italian e di shumë mirë që do të jetë një test shumë i vështirë për të tijtë duke theksuar se kuqezinjtë duhet të japin maksimumin në çdo aspekt për të arritur objektivin e tyre.

Ndeshja me Napolin: “Nuk mjafton shpirti i garës, duhet një paraqitje shumë e mirë ndaj Napolit, të luajmë mirë teknikisht dhe taktikisht. Nesër nuk duhet të mendojmë vetëm për fytyrat e zemëruara, por si të luftojmë kundërshtarin dhe për këtë duhet një paraqitje e madhe”.

Përsa i përket momentit të skuadrës: “Pas 3 muajsh që arritëm disa fitore, filluan të na pëlqenin disa rezultate. Pas pikëve të fundit pashë pak trishtim, por ne duhet të vazhdojmë, asgjë nuk mund t’ia lejmë rastësisë. Më e keqja është kur shoh lojtarët e mi të trishtuar, ndërsa kur janë të mërzitur është një sinjal i mirë.

Për javën e Juves dhe Romës në Champions: “E kam përjetuar me krenari të madhe futbollin tonë. Kishte vite që nuk shikoheshin paraqitje të tilla kaq të rëndësishme. Jam shumë i lumtur për ish-shokët e mi. nuk e gjykoj Buffon. Më vjen keq, por jam krenar për futbollin tonë. Mendoj se ka ardhur momenti që duhet përdorur sistemi VAR. Nuk e kuptoj përse nuk gjendet mundësia për ta përdorur kudo.”

Për trajnerin Maurzio Sarri: “Kur kap trajnerë të mirë si Sarri, Allegri ose Di Francesco duhet vetëm të mësosh prej tyre. E dimë se si lujanë, të bëjnë me dhimbje koke dhe për këtë duhet të jesh i zoti që t’i ndalësh. E dinë se çfarë bëjnë në fushë, më pëlqen se si shpejtojnë nga mbrojtja, është një spektakël të shohësh 4 mbrojtësit e tyre, më pëlqen kualiteti.”

Për Donnarumma që bënë 100 ndeshje me Milanin: “Jam krenar për të, tani fillon pjesa e bukur. Është një objektiv i bukur, dhe duhet të japë akoma më shumë. E ka për krenari dhe detyre të tentojë të bëhet trajneri më i fortë në botë. Serioziteti nuk i mungon, nuk duhet të mposhtet dhe ka nevojë për qetësi. Nga ana e klubit ka shumë afekt, nuk duhet të gjykojmë gabimet. I ka të gjitha mundësitë për t’u bërë më i miri, por duhet të punojë.”

Related posts

MOTO GP/ “Superman” Marquez siguron një “pole” të çmendur në Çeki (FOTO)

Delo.autor

Gjithmonë në shërbim të KOMBËTARES, CANA zbulon planet për të ardhmen

Isa.Autor

NDRYSHIM RRËNJËSOR NGA FIFA/ Zbulohen kushtet për futbollistët që janë “djegur”, ja si mund të ndryshohet kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment