Futboll Premier League Sport

“Corriere dello Sport” dhe “Daily Mail” zbulojnë trajnerin e ri të Chelsea

Sipas asaj që shkruan shtypi në Angli dhe Itali gjatë ditës së sotme, Chelsea ka lëvizur seriozisht për të marrë shërbimet e trajnerit të Napoli, Maurizio Sarri.

Pas sezonit të shkëlqyer në debutimin e tij në Angli, duke fituar titullin kampion, trajneri aktual i Chelsea, Antonio Conte ka pasur shumë probleme në vitin e dytë dhe ekipi rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions League.

Conte ka pasur përplasje edhe me drejtuesit “blu”, kësisoj janë të shumtë ata që vënë bast për largimin e tij dhe për zëvendësimin e tij me një tjetër italian…

Pas Di Matteo, Ancelotti dhe Conte, trajneri aktual i Napoli, Sarri do të jetë “strategu” i katërt nga Italia që do të drejtojë në “Stamford Bridge”.

Pavarësisht se Sarri ka një kontratë deri në vitin 2020 me Napoli, “Corriere dello Sport” dhe “Daily Mail” kanë shkruar sot se ai do të jetë trajneri i ri i Chelsea.

Related posts

LIGA E KONFERENCËS/ Të veçanta nga finalja e Tiranës mes Romës dhe Fejnordit

F.autor

Partizani replikon me Shulkun: Na thuaj, përse stadiumet janë bosh kudo në Shqipëri

Sadik.Autor

Lojtarët europianë kundër pjesës tjetër të botës, ja si do të dukeshin formacionet…

Isa.Autor

Leave a Comment