Futboll Sport

Flamurtari rikthehet te fitorja, Duro: Ja çfarë bëj nëse ka pak me Skënderbeun

Flamurtari u rikthye te fitorja në kampionat, pikërisht ndaj Lushnjes. E theksojmë ndaj Lushnjes, sepse ndaj kësaj skuadre kishte arritur fitoren e fundit në kampionat. Tri pikë që e kthejnë ekipin e trajnerit Shpëtim Duro te gara për një vend në zonën e Europës. Edhe pse Kukësi është shkëputur, janë afër Laçi, Luftëtari dhe Partizani, ekipe që tashmë duhet t’i mundë për t’i marrë vendin.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata në rast se do të kishte një pakt me SKënderbeun për Kupën dhe kampionatin, por tekniku kuqezi pranoi se do të largohej nëse kjo do të rezultonte e vërtetë.

Fitorja – “Situata që kishim ishte e vështirë. E parashikuam të vështirë, por më vjen mirë që fituam, pasi u qetësuam jashtë mase. E rëndësishme që fituam, pas një periudhe të gjatë. Lushnjen dhe e përshëndes për lojën që ka treguar ndaj nesh”.

Skema – “Nuk kam luajtur me 3 mbrojtësa. Bici me Pollozhani kanë luajtur në qendër. Deliaj ishte në krahun e majtë.  E kisha idenë në pjesën e dytë për ta bërë me 3 mbrojtësa, por nuk ishte e rëndësishme për ta bërë këtë veprim”.

Ironi kundër Lushnjes? -”Jo, jo nuk ishte ironi. E rëndësishme që fituam këtë takim. Ne mendjen e kemi te ndeshja kundë takim. Ne mendjen e kemi te ndeshja kundër Skënderbeut, para asaj dite duhej që të zgjidhnim këtë situatë. Trajneri i ri ka ardhur me motivim të ri”.

Sulmi – “Nedeljkovic shënoi dhe pati më shumë lëvizshmëri. Ai arriti që të bënte mirë”.

Pakt me Skënderbeun? – “N.q.s do të ketë një pakt unë largohem. Nëse ka një pakt më thoni që të jem i qetë të them se shkova në finale”.

Related posts

GAZETARJA SEKSI NUK PËRMBAHET/ Premton se do ta ndjekë nudo sfidën Barcelona-Bajern, por vetëm me një kusht

F.autor

Hames në dyshim ndaj Anglisë, Falkao: Është ndeshja që kemi ëndërruar që fëmijë

Isa.Autor

KRITIKAT NDAJ ARBITRIT NË SFIDËN NANTES-PSG/ Verratti rrezikon një super skualifikim: ja çfarë ka ndodhur…

Delo.autor

Leave a Comment