Futboll Sport

Veseli rikthehet nga dëmtimi, Empoli me një këmbë në Serie A

Rikthim i ëmbël në fushë nga dëmtimi për Frederik Veselin, me Empolin e tij që mori një tjetër fitore duke hedhur një tjetër hap të madh përpara drejt ngjitjes në Serinë A.

Veseli u aktivizua titullar në qëndër të mbrojtjes në fitoren 3-2 të Empolit ndaj Pro Vercellit, sfidë e vlefshme për javën e 35-të të Serie B, duke u ndëshkuar madje dhe me karton të verdhë.

Empoli me këtë sukses e thelloi në 11 pikë avantazhin ndaj skuadrave ndjekësë, Palermos dhe Frosinones që në këtë javë ngecën në 2 barazime 1-1, respektivisht ndaj Cremoneses dhe Spezias. Luajti 81 minuta, Migjen Basha në barazimin 2-2 të Barit në transfertë ndaj Pescarës.

Related posts

LIVE/ Brazili-Kosta Rika, seleçao nuk ka zgjidhje tjetër “veç” fitores ndaj të besuarëve të Oscar Ramirez

Sadik.Autor

FINALJA E KUPËS KUKËSI-TIRANA/ Caktohen gjyqtarët nga FIFA për këtë duel, ja kush gjykon

Delo.autor

KRYEVEPËR E MESSIT/ PSG feston titullin e 10 kampion edhe pa fitore (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment