Futboll La Liga Sport

Barcelona vendos rekordin e pathyeshmërisë në La Liga dhe prek titullin kampion

Barcelona ka lënë pas humbjen dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve, duke u rikthyer te fitorja në La Liga.

Liderët e La Ligas në kuadër të xhiros së 32-të, kanë mposhtur 2:1 Valencian në ‘Camp Nou’.

Me këtë fitore, Barcelona shkruan historinë në La Liga, duke u bërë skuadra me serinë më të gjatë pa humbje, plot 39 ndeshje.

Luis Suarez në minutën e 15’ shënoi për epërsinë e parë, pas një asistimi që pranoi nga Coutinho.

http://www.dailymotion.com/video/x6ht333

Coutinho asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Barca, që kishte vulën e mbrojtësit Samuel Umtiti.

Krejt çka bëri Valencia, ishte një gol në minutën e 87’ të shënuar nga Parejo nga penalltia.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 82 pikë në krye të tabelës, duke lënë pas Atletico Madridin që ka 68 pikë.

Related posts

Nuk ndalet Bayerni, shënon edhe Lewandowski

Q.Autor

E BUJSHME/ Babai i Mbappes zbulon se djali i tij nuk është i lumtur tek PSG

Delo.autor

FITUAN TITULLIN E 9 RADHAZI/ Sulmuesi i Shqipërisë pret nga Sarri të realizojë ëndrrën

Delo.autor

Leave a Comment