Futboll Premier League Sport

Salah vazhdon rekordet, Liverpool “blindon” Champions League

Liverpool ka fituar 3-0 ndaj Bournemouth dhe “blindon” një vend për në Champions League, sezonin e ardhshëm. “Të kuqtë”, gjysmëfinalistë në këtë edicion të veprimtarisë prestigjioze janë në vendin e tretë me dhjetë pikë më shumë se Chelsea i vendit të pestë, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Saido Mane realizoi golin e parë për ekipin e Jurgen Klopp, vetëm pas shtatë minutash lojë, ndërsa golin e sigurisë e shënoi “i zakonshmi” Mohamed Salah, 20 minuta para fundit.

Sulmuesi nga Egjipti këtë herë shënoi me kokë duke u bërë futbollisti i parë afrikan që arrin kuotën e 30 golave në Premier League, ku është golashënuesi më i mirë.

Ky ishte goli i tij numër 40 në këtë sezon me Liverpool, vetëm Roger Hunt në vitin 1961 dhe Ian Rash në vitin 1987 e kanë bërë diçka të tillë.

Gjithashtu, Salah është kandidati kryesor për të fituar çmimin futbollisti më i mirë i vitit në Premier League.

Në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi tjetër i Liverpool, Roberto Firmino vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Nga ana tjetër, pavarësisht nga humbja Bournemouth mbetet i qetë, dhjetë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

http://www.dailymotion.com/video/x6htb3z

Related posts

MODRIC DO INTERIN/ Kroati do takohet sot me PEREZIN për lutjen e fundit

Isa.Autor

GOLA ME BOLLËK/ Ju njohim me Messin e parë, kur goli iu kthye në makth te Barcelona

Delo.autor

NJË TRANJER FRANCEZ PËR KOSOVËN/ Zbulohet cili do të ulet në stolin e “dardanëve”

Delo.autor

Leave a Comment