Futboll La Liga Sport

Malaga-Real, vendi i fundit sfidon “Galaktikët”

Real Madrid, pas kualifikimit dramatik në gjysmëfinalet e Champions League të arritur të mërkurën në mbrëmje kundër Juventus, do të kthehet në fushë këtë të diel për të luajtur në fushën e Malaga-s, në javën e 32-të të La Liga-s.

Vendasit, pas dy ndeshjeve radhazi pa pësuar gol, është kthyer te humbja në javën e fundit, në takimin e luajtur në fushën e Deportivo La Coruna. Ata mbajnë vendin e fundit në renditje me 17 pikë, 14 larg vendit të 17-të, që siguron mbijetesën. Lojtarët e Jose Gonzalez kanë pësuar 22 humbje deri tani në kampionat dhe ka shumë mundësi që kundër madrilenëve të vijë e 23-ta.

Në fakt, skuadra e Zinedine Zidane do të kërkojë të reagojë, duke parë se paraqitja kundër Juventus ka lënë shumë për të dëshiruar. Greth Bale pritet të jetë në fushë nga minuta e parë, duke parë se uellsiani nuk ka luajtur shumë ndeshje si titullar në këtë sezon. Malaga është kundërshtari i duhur për Zidane që t’i japë atij një mundësi.

Shifra dhe Fakte
– Malaga nuk ka qenë asnjëherë një kundërshtar problematik për Real Madrid. “Los Blancos”, në fakt, kanë marrë 26 fitore dhe vetëm 1 humbje në 35 takimet e fundit të luajtur kundër Malaga-s.
– Ndeshja e fazës së parë, e luajtur në “Santiago Bernabeu”, është mbyllur 3-2 për ekipin e Zidane.

Related posts

Rio Ferdinand e thotë “troç”: Ja çfarë mund të mësojë POGBA nga RONALDO

Isa.Autor

“ISHTE 1 METËR BRENDA”/ Goli fantazmë tërbon ish-lojtarin e Milan-it, plasin polemikat në Itali

Delo.autor

NGA BUFFON TEK FILIPPO INZAGHI/ Ish-sulmuesi gjirokastrit zgjedh 11-shen më të mirë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment